Great!
Po bëhen dy vjet që jam abonuar me Digitalb, dhe mund të them se kanë bërë një punë të shkëlqyer me aplikacionin OTT.
Çmimet janë të arsyeshme, sidomos kur ofrojnë ulje dhe oferta, dhe cilësia është e mirë.
Ndonjëherë SuperSport 2 humbet sinjalin, por besoj se ndodh për të gjithë dhe duhet ta rregullojnë.
Shpresoj të vazhdojnë të përmirësohen, sepse për ne shqiptarët që jetojmë jashtë vendit na ndihmon shumë — jo vetëm për sportet, por edhe për fëmijët që të mësojnë dhe të ruajnë gjuhën shqipe.

